DR. DUGAGJIN SPANCA – KRYETAR I KONGRESIT TË 14-të BALLKANIK TË OTORINOLARINGOLOGJISË DHE KIRURGJISË SË KOKËS DHE QAFËS
Dr. Dugagjin Spanca është një nga figurat më të spikatura të otorinolaringologjisë në Kosovë dhe rajon. Si Kryetar i Shoqatës së Otorinolaringologjisë dhe Kirurgëve të Kokës dhe Qafës së Kosovës, ai po luan rol të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkencor me partnerë rajonalë dhe evropianë.
Nën udhëheqjen e tij, Prishtina do të mirëpresë për herë të parë Kongresin e 14-të Ballkanik të Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL & KKQ), i cili do të mbahet më 11–13 Qershor 2026.
Ky organizim paraqet një nga momentet më të rëndësishme për mjekësinë kosovare dhe një mundësi të veçantë për shkëmbim të përvojave, njohurive dhe praktikave më bashkëkohore me ekspertë nga Ballkani dhe Evropa.
Gjithashtu, Dr. Spanca tash e dy vite është edhe Kryetar i Shoqatës Ballkanike të Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës edhe Qafës, ndërsa përkushtimi i tij ndaj zhvillimit profesional, edukimit të vazhdueshëm dhe ngritjes së standardeve të kujdesit shëndetësor po krijon përvoja të rëndësishme në komunitetin e ORL-së, duke e bërë atë një nga zërat më të respektuar të kësaj fushe në rajon.
