21st NATIONAL ENT and HEAD & NECK SURGERY CONGRESS
KONGRESI i 21-të MBARËKOMBËTAR i ORL-së dhe KIRURGJISË KOKË-QAFË NË KUADËR TË KONGRESIT TË PARË KLINIK TË KIRURGËVE SHQIPTARË
Me shumë kënaqësi njoftojmë se si rezultat i bashkëpunimit tejet domethënës mes Shoqatës së ORL-së dhe Kirurgjisë Kokë-Qafë të Kosovës dhe Shoqatës Shqiptare të ORL –së dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës,
Kongresi i 21-të Mbarëkombëtar i ORL-së dhe Kirurgjisë Kokë-Qafë sivjet do të mbahet në kuadër të Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, njëherësh edhe Kongresit të 5-të Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, i cili do të mbahet nga data 25 deri më 28 Shtator 2025, në Hotel Emerald, Prishtinë.
Kongresi i 21-të Mbarëkombëtar i ORL-së dhe KKQ-së do të ketë mbi 20 ligjërues eminentë nga vendet organizative dhe një numër ligjëruesish të ftuar ndërkombëtarë.
Ky bashkorganizim do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet strukturave shkencore dhe profesionale ndër kolegët shqiptarë.
Dërgoni abstraktet tuaja shkencore dhe propozimet për ligjërata speciale deri më 20 Gusht 2025 – dhe bëhuni pjesë e historisë së kirurgjisë shqiptare!
Mos e humbisni rastin të prezantoni punën tuaj dhe të dërgoni abstraktin deri më 20 Gusht 2025, në: https://orl-ks.org/sq/abstract-submission-2025/
Ju ftojmë të na ndiqni për më shumë informacione rreth ngjarjes më kulminante të mjekësisë shqiptare dhe rajonale.